Tragjedi në Shkup: 31-vjeçari godet për vdekje me thikë babanë pas një konflikti familjar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2026 14:18 Përditësuar

Tragjedi në Shkup: 31-vjeçari godet për vdekje me thikë babanë pas një konflikti familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 12 korrikut në Shkup, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë babanë e tij pas një konflikti në familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rreth orës 23:00, në territorin e Stacionit Policor Bit Pazar, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin me inicialet B.D. (31) nga Shkupi.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:35, në shtëpinë familjare, babai i tij, E.L. (52), i cili ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare. Pas këtij incidenti, djali i çiftit, B.D., dyshohet se e ka goditur babanë me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 54-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin “Shën Naum Ohridski”.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës ndaj të dyshuarit.

Flaka

295
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2026 14:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
295
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?