Dy persona kanë mbetur me lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Poroj.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, aksidenti është raportuar më 20 korrik 2026, rreth orës 03:15. Në përplasje janë përfshirë një veturë “Seat” me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.R. (55) nga fshati Sllatinë, dhe një “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte E.N. (39) nga fshati Poroj.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga ekipi inspektues, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Korrik, 2026 19:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.