Një 16-vjeçar nga fshati Kondovë ka ndërruar jetë pasi është dërguar pa ndjenja në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti është paraqitur më 25 korrik 2026, rreth orës 16:22. I mituri kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fshatin Hasan Beg, ku në një moment i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte humbur vetëdijen.
Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, 16-vjeçari ka ndërruar jetë pas një kohe të shkurtër. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa gjatë kontrollit fillestar nuk janë evidentuar shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Korrik, 2026 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.