Tre persona, mes tyre dy të mitur, janë përballur me kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë”, pas një sulmi fizik ndaj dy të rinjve në Gostivar.
Sipas njoftimit të Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, kallëzimi penal është ngritur ndaj dy të miturve nga Gostivari dhe V.D. (20) nga fshati Bojanë, në rrethinën e Shkupit.
Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht 2026 në Gostivar, ku pas një konflikti të mëparshëm, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht A.V. (22) nga Gostivari dhe L.E. (18) nga fshati Banjicë e Poshtme. Sipas policisë, gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta.
Autoritetet bëjnë të ditur se dy të miturit janë siguruar menjëherë dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor. Ndërkohë, V.D. është ndaluar më 4 gusht 2026 në Stacionin Policor në Gostivar, pasi paraprakisht ishte privuar nga liria nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tre të dyshuarve është ngritur kallëzim penal dhe procedura do të vazhdojë në përputhje me ligjin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Gusht, 2026 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.