Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në lagjen Radishan të Shkupit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar rreth orës 12:12 dhe ka ndodhur mes një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, i drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të cilën e drejtonte N.M. (19).
Nga përplasja e fuqishme, 19-vjeçari që ishte duke drejtuar motoçikletën ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ekipet kompetente kanë kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Gusht, 2026 19:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.