Përleshje mes dy të moshuarve në Gostivar, policia shoqëron 68-vjeçarin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2026 13:15

Përleshje mes dy të moshuarve në Gostivar, policia shoqëron 68-vjeçarin

Një përleshje fizike mes dy personave të moshuar ka prishur rendin dhe qetësinë publike në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar.

Rasti është denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar, ndërsa policia ka ndërhyrë në vendngjarje, pranë një objekti hotelerik.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur B.B. (74) dhe Xh.Z. (68), të dy nga Gostivari. Gjatë incidentit, B.B. ka pësuar lëndime të dukshme.

Personi 68-vjeçar, Xh.Z., është shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Nga policia bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Flaka

90

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2026 13:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut