Drejtonte automjetin pa patentë, arrestohet 40-vjeçari në pikën pagesore në Gostivar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Gusht, 2026 13:11

Drejtonte automjetin pa patentë, arrestohet 40-vjeçari në pikën pagesore në Gostivar

Një 40-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 gusht rreth orës 14:05, në pikën pagesore në Gostivar, ku zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti drejtohej nga D.T. (40) nga Shkupi, i cili nuk posedonte leje drejtimi.

Policia e ka privuar nga liria personin në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 40-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Flaka

82

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Gusht, 2026 13:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
82

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut