Aksident i rëndë në Strumicë: Vdes 19-vjeçarja, drejtuesi i motoçikletës arrestohet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2026 20:46

Aksident i rëndë në Strumicë: Vdes 19-vjeçarja, drejtuesi i motoçikletës arrestohet

Një 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën kryesore pranë pikës kufitare Strumicë–Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti “Seat Leon” me targa të Strumicës dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga 19-vjeçari A.D. nga fshati Ilovicë.

Pasagjerja në motoçikletë, K.J., 19 vjeçe, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore në Strumicë.

Gjatë kontrollit, te drejtuesi i automjetit “Seat” është konstatuar prania e 1.75 promilëve alkool në gjak, pas së cilës ai është privuar nga liria.

Policia ka konstatuar gjithashtu se drejtuesi i motoçikletës e drejtonte mjetin pa regjistrim dhe pa pasur të drejtë drejtimi.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë hetimet.

Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2026 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?