Gostivari pastrohet, por mbeturinat ilegale dhe ndotja e lumenjve mbeten shqetësim

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 15:37

Gostivari pastrohet, por mbeturinat ilegale dhe ndotja e lumenjve mbeten shqetësim

Ekipet e higjienës së NP „Komunalec“ kanë vazhduar aksionet për pastrimin e hapësirave publike në Gostivar, duke larguar deponitë e vogla ilegale në lagjen Hekurudha.

Brenda kësaj jave, ndërmarrja ka realizuar edhe pastrimin e deponisë me mbetje ndërtimore në lagjen Fazaneria, në kuadër të aktiviteteve për përmirësimin e pastërtisë në qytet.

Me kërkesë të banorëve lokalë, ekipet e NP „Komunalec“ kanë pastruar edhe kanalin e drenazhimit të ujërave në lagjen Banjeshnicë.

Nga drejtoria e ndërmarrjes thonë se, edhe pse menaxhimi i këtij kanali zyrtarisht është jashtë kompetencave të tyre, kanë vendosur ta marrin përsipër pastrimin.

“Ndonëse menaxhimi i këtij kanali është zyrtarisht jashtë kompetencave të ndërmarrjes sonë, ne me kënaqësi e morëm përsipër për ta kryer këtë punë. Një mjedis i pastër dhe i sigurt për qytetarët tanë mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, thonë nga drejtoria.

Megjithatë, krahas punës së ekipeve në terren, nga ndërmarrja raportojnë edhe raste të reja të hedhjes së paligjshme të mbeturinave në hapësira publike, por edhe në afërsi të lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Sipas NP „Komunalec“, një nga problemet e evidentuara është hedhja e mbeturinave të amvisërisë në vende të papërshtatshme, pavarësisht faktit se kontejnerët ndodhen në afërsi.

“Një fotografi vlen sa një mijë fjalë”, thonë nga ndërmarrja, duke publikuar rastin e një personi që është fotografuar duke hedhur mbeturina direkt në trotuar, vetëm pak hapa larg një kontejneri të dedikuar.

Nga ndërmarrja e cilësojnë këtë si një pamje zhgënjyese që, sipas tyre, është bërë tepër e zakonshme dhe kërkojnë më shumë përgjegjësi nga qytetarët.

“Të gjithë ne meritojmë hapësira publike të pastra dhe NP Komunalec po bën më të mirën brenda kapaciteteve të saj teknike dhe kadrovike për t’i mbajtur ato të pastra”, thuhet në mesazhin e ndërmarrjes.

Në dy raste të tjera të evidentuara në pjesën kryesore të qytetit, në bulevardin në hyrje të Gostivarit, janë hedhur mobilje të vjetra dhe dritare të përdorura në hapësira publike.

Në njërin rast, një person është parë duke hedhur mobilje, ndërsa në rastin tjetër, dritaret e vjetra të një banese janë lënë në trotuarin e bulevardit pas zëvendësimit të tyre.

Një tjetër dukuri shqetësuese është djegia e kontejnerëve, ndërsa ndërmarrja apelon që qytetarët të mos i përdorin hapësirat publike, lumenjtë apo brigjet e tyre si vende për hedhjen e mbeturinave.

Komunalec: Raportoni rastet e hedhjes së paligjshme

Nga ndërmarrja u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse vërejnë raste të hedhjes së mbeturinave, t’i raportojnë ato tek autoritetet.

Në mesazhin e tyre, qytetarët këshillohen që, nëse është e sigurt, të fotografojnë rastin dhe fotografinë ta dërgojnë në faqen zyrtare të NP „Komunalec“ në Facebook.

Sipas ndërmarrjes, raportimi i rasteve dhe rritja e përgjegjësisë qytetare mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive.

“Rrugët e qytetit tonë nuk janë deponi. Ndaloni djegien e kontejnerëve dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave.”

Nga drejtoria theksojnë se një qytet i pastër kërkon angazhim të përbashkët dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin kontejnerët e përcaktuar, të mos hedhin mbeturina në lumenj dhe hapësira publike dhe të raportojnë deponitë e reja ilegale.

“Një qytet i pastër fillon me ne”, është mesazhi i NP „Komunalec“. Gazeta Flaka

60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 15:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut