Xhaferi: Është e lehtë të flasësh për drejtësinë nga karrigia e ministrit – Selmani: “VLEN, n’paç guxim”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2026 18:59

Xhaferi: Është e lehtë të flasësh për drejtësinë nga karrigia e ministrit – Selmani: “VLEN, n’paç guxim”

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për procesin gjyqësor në Kosovë vazhdojnë të shkaktojnë reagime në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Analistja Nafie Selmani u ka bërë thirrje drejtuesve dhe eksponentëve të VLEN-it që të sqarojnë publikisht nëse pajtohen apo jo me qëndrimet e ministrit Shasivari.

“Drejtuesit e VLEN-it, Izeti, Bilalli, Bekim Sali, Afrimi, si dhe eksponenti i tyre, Zeqirija Ibrahimi, ua kanë borxh votuesve të tyre dhe shqiptarëve të sqarohen se a pajtohen apo jo me deklaratën e Shahsivarit?”, ka shkruar Selmani.

Ajo e ka mbyllur reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj VLEN-it.

“Shprehu, VLEN, n’paç guxim”, ka deklaruar Selmani.

Në të njëjtën linjë reagimesh është edhe Valdet Xhaferi nga BDI, i cili ka kritikuar qëndrimin e Shasivarit dhe ka theksuar rëndësinë historike të datës 16 shtator.

“Më 16 shtator nuk gjykohet një emocion, por një kapitull i dhimbshëm i historisë së Kosovës. Dhe pikërisht atëherë, kur qytetarët dalin në rrugë për të kërkuar drejtësi për njerëzit që luftuan për lirinë e Kosovës, një ministër shqiptar zgjedh të flasë për ‘respektimin e vendimit’, por harron të flasë për çmimin e lirisë”, ka shkruar Xhaferi.

Sipas tij, është e lehtë të flitet për drejtësinë nga pozita institucionale, ndërsa më e vështirë është të qëndrosh pranë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.

“Është e lehtë të flasësh për drejtësinë nga karrigia e ministrit. Më e vështirë është të qëndrosh në anën e atyre që sakrifikuan për vendin”, ka deklaruar Xhaferi.

Ai ka kërkuar që krahas drejtësisë për të akuzuarit, të mos harrohen as viktimat, familjet e dëshmorëve dhe çlirimtarët.

“Nëse kaq shumë kujdesemi për drejtësinë, atëherë le të mos harrojmë edhe drejtësinë ndaj viktimave, familjeve të dëshmorëve dhe çlirimtarëve”, ka shkruar ai.

Xhaferi ka paralajmëruar se harrimi i rolit të çlirimtarëve në historinë e Kosovës mund të çojë, sipas tij, në përsëritjen e narrativave kundër luftës çlirimtare.

“Sepse një popull që harron kush e solli lirinë, rrezikon të përfundojë duke përsëritur narrativën e atyre që dikur e mohonin atë liri”, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, përfaqësuesi i BDI-së ka theksuar se debati nuk duhet të shihet vetëm si përplasje partiake, por si çështje që lidhet me raportin ndaj historisë së Kosovës.

“Sot nuk kërkohet të jesh me një parti. Kërkohet të mos harrosh historinë”, ka shkruar Xhaferi.

Ai ka shtruar edhe pyetjen se në cilën anë, sipas tij, duhet të qëndrojnë shqiptarët në këtë situatë.

“Dhe pyetja është e thjeshtë: kur çlirimtarët kanë nevojë për përkrahje, në cilën anë duhet të qëndrojë çdo shqiptarë, në anën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë apo në anën e narrativës së Serbisë?”, përfundon Xhaferi. Gazeta Flaka

27

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2026 18:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut