Sondazhi i Flakës: 83% thanë “Po” zgjedhjeve të parakohshme – Votuan 502 lexues!
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim.
Në këtë kontekst, Flaka hap sondazhin e radhës:
Sa jeni të kënaqur me punën e Qeverisë VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM pas më shumë se dy vitesh në pushtet?
- Shumë i/e kënaqur
- Pjesërisht i/e kënaqur
- Pak i/e kënaqur
- Aspak i/e kënaqur
- Nuk kam qëndrim
Rezultatet e sondazhit do të tregojnë se si e vlerësojnë lexuesit e Flakës performancën e koalicionit qeverisës, në një moment kur debati për vazhdimin e mandatit apo mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është rikthyer fuqishëm në skenën politike. Gazetaa Flaka
















