EVN Home për vitin 2027: EMV fiton të dy lotet, çmimet 65 dhe 74 euro për MWh

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 23:24

EVN Home për vitin 2027: EMV fiton të dy lotet, çmimet 65 dhe 74 euro për MWh

SHA EMV ka dorëzuar ofertat më të volitshme në të dy lotet e tenderit për furnizimin me energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël për vitin 2027, njofton EVN Home.

Sipas njoftimit zyrtar të EVN Home, procedura e prokurimit për periudhën janar–dhjetor 2027 është zhvilluar në dy lote, që përfshijnë 70% dhe 30% të sasive të përgjithshme të nevojshme të energjisë elektrike.

Për lotin e parë, që përfshin 70% të sasive të planifikuara, EMV ka ofruar çmimin më të volitshëm prej 65 euro për megavat-orë (MWh).

Ndërkaq, për lotin e dytë, që mbulon 30% të sasive të mbetura, EMV ka dorëzuar ofertën më të volitshme me çmim prej 74 euro për MWh.

Nga EVN Home bëjnë të ditur se procedura është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me detyrimet ligjore dhe metodologjinë e përcaktuar paraprakisht.

Sa i përket çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, EVN Home thekson se ai do të llogaritet në periudhën e ardhshme, bazuar në parametrat hyrës të përcaktuar me metodologjinë përkatëse.

Kjo do të thotë se çmimet prej 65 dhe 74 euro për MWh janë çmime të ofertave të EMV-së për furnizimin me energji, dhe jo çmimi përfundimtar që do të paguajnë amvisëritë.

Flaka

59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 23:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë