Shantazhi përmes materialeve intime – Fenomen që ushqehet nga kontrolli dhe abuzimi me besimin

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 22:02

Shantazhi përmes materialeve intime – Fenomen që ushqehet nga kontrolli dhe abuzimi me besimin

Një 48-vjeçar nga fshati Sedlarcë e poshtme e Tetovës është arrestuar pasi dyshohet se për dy vite ka shantazhuar ish-partneren, duke i kërkuar para në këmbim të mos publikimit të fotografive dhe videove private me përmbajtje eksplicite.

Sipas policisë, gruaja e ka denoncuar rastin pasi materialet intime janë shpërndarë dhe publikuar pa autorizimin e saj nga i dyshuari dhe një person tjetër.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. 48-vjeçari është ndaluar në polici, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Sociologu Driton Zenku e sheh këtë rast edhe si një fenomen social që lidhet me kontrollin, keqpërdorimin e besimit dhe përdorimin e teknologjisë si mjet presioni ndaj viktimës.

Sipas Zenkut, shantazhi përmes materialeve private nuk duhet të shihet vetëm si një konflikt mes dy individëve, por si një formë e abuzimit që mund të ketë pasoja të thella sociale dhe psikologjike për personin e cenuar.

“Kur materialet private përdoren për të ushtruar presion, për të kërkuar para apo për të kontrolluar një person tjetër, kemi të bëjmë me një formë të abuzimit të besimit. Teknologjia në këtë rast nuk është shkaku i fenomenit, por bëhet mjet përmes të cilit kontrolli dhe kërcënimi mund të zgjasin në kohë dhe të marrin përmasa më të mëdha”, vlerëson sociologu Zenku.

Ai thekson se publikimi ose shpërndarja e materialeve intime pa pëlqimin e personit të përfshirë e zhvendos problemin përtej marrëdhënies private, pasi viktima mund të përballet me pasoja në rrethin familjar, shoqëror dhe profesional.

Sipas tij, një nga problemet kryesore mbetet edhe stigmatizimi i viktimës, pasi në shoqëri shpesh vëmendja zhvendoset tek mënyra se si janë krijuar apo ruajtur materialet, në vend që përgjegjësia të vendoset tek personi që i keqpërdor dhe i shpërndan pa pëlqim.

Fenomeni, sipas sociologut, tregon gjithashtu nevojën për më shumë ndërgjegjësim mbi privatësinë digjitale, marrëdhëniet e shëndetshme dhe pasojat që mund të ketë keqpërdorimi i materialeve private.

“Shoqëria duhet të kuptojë se viktima nuk duhet të gjykohet për faktin se ka besuar një person. Përgjegjësia sociale dhe morale qëndron tek ai që e shkel atë besim dhe e përdor privatësinë e tjetrit si mjet presioni”, thekson Zenku. Gazeta Flaka

60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut