Nga zija familjare te Presidenca: vetëm 41 ditë që ndryshuan jetën e Justina Shiroka-Pulës

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2026 09:30

Nga zija familjare te Presidenca: vetëm 41 ditë që ndryshuan jetën e Justina Shiroka-Pulës

Nga një pasdite në banesën e saj, me mysafirë nga Sarajeva, në kolltukun e Presidentes së Kosovës – një kthesë e jashtëzakonshme brenda pak orësh, shkruan Gazeta Flaka

Vetëm 41 ditë më parë, Justina Shiroka-Pula përjetoi një nga humbjet më të mëdha personale. Më 26 gusht 2026 ndërroi jetë bashkëshorti i saj, Blerim Ymer Pula, ndërsa familja njoftoi se varrimi do të zhvillohej të nesërmen në Prishtinë.

Më 28 dhe 29 gusht, ajo do të qëndronte në zi, në ditët e pamjes për bashkëshortin e saj.

Pak më shumë se një muaj më vonë, jeta e saj mori një kthesë që vështirë se mund të imagjinohej.

Mbrëmjen e 6 tetorit, ndërsa në Kosovë zhvillohej një betejë politike për zgjedhjen e presidentit të ri dhe afati kushtetues po i afrohej fundit, emri i Justina Shiroka-Pulës doli papritur në skenën politike.

Kryeministri Albin Kurti e propozoi atë për Presidente të Republikës së Kosovës, duke e bërë të ditur kandidaturën në konferencë për media. Por vetë Shiroka-Pula, sipas raportimeve të mediave, nuk ishte konsultuar paraprakisht.

Kur u kontaktua nga emisioni “Debat Plus”, përgjigjja e saj ishte e shkurtër:

“Kam mysafir nga Sarajeva.”

Një fjali e zakonshme për një pasdite në shtëpi, por që brenda pak orësh do të merrte një kuptim krejt tjetër.

Ajo që ndodhi më pas ishte një prej kthesave më të shpejta politike në historinë e saj personale.

Në orët e vona të 6 tetorit, Kuvendi i Kosovës hyri në procedurën e votimit për presidentin. Në garë ishin Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha. Pas votimit të fshehtë, Kuvendi njoftoi se Shiroka-Pula mori 81 vota, duke u zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

Ajo dha betimin para deputetëve dhe zyrtarisht mori detyrën e Presidentes.

Nga akademia në Presidencë

Justina Shiroka-Pula nuk ishte një emër i panjohur në jetën publike të Kosovës.

Ekonomiste dhe profesoreshë universitare, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë akademike në Universitetin e Prishtinës. Ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave nga viti 2008 deri më 2011, ndërsa në vitin 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë në krye të këtij institucioni.

Tani, në moshën 73-vjeçare, ajo kalon nga drejtimi i institucionit më të lartë shkencor të Kosovës në postin më të lartë shtetëror.

Por ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë kapitull të ri është koha.

Më 26 gusht, humbi bashkëshortin. Më 6 tetor, emri i saj u propozua për Presidente. Pak orë më vonë, ajo u zgjodh Presidente.

Një interval prej vetëm 41 ditësh ndau dy ngjarje që ndryshuan rrënjësisht jetën e saj.

Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, historia e Justina Shiroka-Pulës nuk është vetëm historia e një zgjedhjeje presidenciale.

Është edhe historia e një gruaje që, pas një humbjeje të madhe familjare, u gjend papritur në qendër të vëmendjes së gjithë Kosovës.

Nga një pasdite e zakonshme në banesën e saj, ku kishte mysafirë nga Sarajeva, deri te betimi në Kuvend në orët e natës. Gazeta Flaka

39

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2026 09:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
39

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë