Rënie e aktivitetit ndërtimor në BE dhe Eurozonë, Sllovenia ndër vendet me rritjen më të lartë

Betim Ramadani
Botuar nga Betim Ramadani 20 Nëntor, 2026 08:41

Rënie e aktivitetit ndërtimor në BE dhe Eurozonë, Sllovenia ndër vendet me rritjen më të lartë

Vëllimi i punimeve ndërtimore në Eurozonë shënoi rritje mujore prej 0,1 për qind në shtator, ndërsa në nivel të Bashkimit Evropian (BE) u regjistrua rënie prej 0,5 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aktiviteti ndërtimor ra me 1,5 për qind në Eurozonë dhe me 1,4 për qind në BE, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikave – Eurostat.

Sllovenia renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të aktivitetit ndërtimor, si në bazë mujore, ashtu edhe në atë vjetore.

Sipas të dhënave të Eurostatit, në Eurozonë, në baza mujore, punimet në ndërtesa u rritën me 0,7 për qind, ndërsa punimet në infrastrukturë me 0,8 për qind. Në të kundërt, punimet e specializuara ndërtimore shënuan rënie prej 0,1 për qind.

Në nivel të BE-së, punimet në ndërtesa u rritën me 0,9 për qind, ndërsa punimet në infrastrukturë ranë me 1,7 për qind. Edhe punimet e specializuara ndërtimore shënuan rënie prej 0,1 për qind.

Ndër vendet anëtare për të cilat kishte të dhëna, rritjen më të madhe mujore e shënoi Sllovenia me 4,6 për qind, e ndjekur nga Sllovakia me 2,2 për qind dhe Suedia e Finlanda me nga 1 për qind.

Në anën tjetër, rënia më e theksuar u regjistrua në Hungari me 9,9 për qind, Rumani me 7,8 për qind dhe Poloni me 7,2 për qind.

Rënie vjetore, me përjashtim të disa vendeve

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, vëllimi i punimeve ndërtimore në Eurozonë u zvogëlua me 4 për qind. Punimet në infrastrukturë shënuan rënie prej 0,9 për qind, ndërsa punimet e specializuara ndërtimore me 1,4 për qind.

Në Bashkimin Evropian, rënia vjetore e aktivitetit ndërtimor ishte 3,8 për qind. Punimet në infrastrukturë u zvogëluan me 1,7 për qind, ndërsa ato të specializuara me 1,3 për qind.

Sipas Eurostatit, rënia më e madhe vjetore u regjistrua në Spanjë me 9,7 për qind, Poloni me 8,9 për qind dhe Hungari me 5,6 për qind.

Ndërkaq, rritjen më të lartë vjetore e shënoi Rumania me 13,1 për qind, e ndjekur nga Finlanda me 12,6 për qind dhe Sllovenia me 4,9 për qind.

Flaka Media

32

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Betim Ramadani
Botuar nga Betim Ramadani 20 Nëntor, 2026 08:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë