Konfirmohet brutaliteti policor ndaj 15-vjeçarit në Ohër, kallëzim penal dhe suspendim për tre policë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Nëntor, 2026 16:38

Konfirmohet brutaliteti policor ndaj 15-vjeçarit në Ohër, kallëzim penal dhe suspendim për tre policë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar akuzat për brutalitet policor ndaj një të mituri 15-vjeçar në Ohër, për të cilat më herët kishte raportuar TV24. Për rastin pritet të pasojnë kallëzime penale dhe suspendimi i dy policëve nga Ohri, si dhe procedurë ndaj një polici nga Serbia.

Nga MPB bëjnë të ditur se Kontrolli i Brendshëm ka ngritur tashmë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP-NKOK), për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik të këtij viti në Ohër, kur tre policët e kanë ndaluar të miturin, i cili po drejtonte një motoçikletë pa leje drejtimi dhe ishte përpjekur të largohej nga policia.

Pasi e kanë kapur, policët dyshohet se kanë përdorur forcë fizike, shkop gome dhe një objekt të fortë, duke i shkaktuar të miturit lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

MPB njofton se ndaj dy policëve nga Ohri do të iniciohet procedurë disiplinore dhe do të pasojë suspendimi nga vendet e tyre të punës.

Ndërkaq, për policin nga Serbia, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë dërguar kërkesë për zhvillimin e një bisede zyrtare te organet kompetente në Serbi.

Rasti po trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa kallëzimi penal është pjesë e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për veprimet e dyshuara të policëve.

Flaka

32

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Nëntor, 2026 16:38
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë