Vdes në moshën 84-vjeçare ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Tetor, 2026 21:35

Vdes në moshën 84-vjeçare ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Dennis Hastert, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe politikani republikan me mandatin më të gjatë në këtë post, ka vdekur të shtunën (3 tetor) në moshën 84-vjeçare.

Sipas korones së Kendall County, Jacquie Purcell, Hastert ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij, për shkaqe natyrale.

Hastert përfaqësoi distriktin e 14-të të Illinoisit në Kongres për 20 vjet dhe shërbeu si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve për tetë vjet, përpara se të tërhiqej nga politika në vitin 2007.

Vitet e fundit të jetës së tij politike u shoqëruan me një skandal të rëndë. Në vitin 2016, ai u dënua me 15 muaj burg pasi u deklarua fajtor për një vepër financiare të lidhur me pagesa që synonin të mbanin të fshehtë akuzat për abuzim seksual ndaj një ish-nxënësi gjatë kohës kur Hastert ishte trajner i mundjes në një shkollë të mesme.

Ai pranoi se kishte tentuar të paguante 3.5 milionë dollarë për të mbajtur të fshehtë akuzat. Për shkak të afatit ligjor të parashkrimit, ai nuk u akuzua drejtpërdrejt për abuzimin seksual, por për veprën financiare që lidhej me pagesat.

Flaka

21

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Tetor, 2026 21:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
21

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“