Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një strukture të re federale, të quajtur “Super Intelligence Force” (SIF), e cila do të koordinojë përpjekjet e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Sipas Trump, SIF do të bashkërendojë bashkëpunimin e qeverisë me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë teknologjike.
Struktura do të drejtohet nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, kryetari i Komisionit Federal të Tregtisë, Andrew Ferguson, shefi i teknologjisë në Pentagon, Emil Michael, dhe drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor. SIF do t’i raportojë drejtpërdrejt Trumpit dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.
Trump e ka përshkruar zhvillimin e kësaj teknologjie si një transformim më të madh se Revolucioni Industrial dhe interneti, ndërsa administrata amerikane po përdor gjithnjë e më shumë termin “Super Intelligence” në vend të “Artificial Intelligence”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Tetor, 2026 21:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.