VLEN reagon ndaj Ahmetit për Grubin: Po e përdor rastin për përfitime politike

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2026 10:23

VLEN reagon ndaj Ahmetit për Grubin: Po e përdor rastin për përfitime politike

VLEN-i ka reaguar ndaj deklaratave të Ali Ahmetit për Artan Grubin, duke e akuzuar kreun e BDI-së se po e përdor rastin e tij për përfitime politike.

Sipas VLEN-it, përpjekjet e Ahmetit për ta mbrojtur publikisht Grubin mund të kenë efekt të kundërt. Në reagim thuhet se edhe më parë Ahmeti kishte shprehur bindjen se ndaj Grubit nuk do të kishte aktakuzë dhe se ai do të lirohej, ndërsa, sipas partisë, paraburgimi iu vazhdua dhe nisi procedura kundër tij.

VLEN-i ngre pyetjen nëse Ahmeti druhet nga ajo që Grubi mund të thotë, apo nëse po e sakrifikon atë për t’i hapur vetes rrugën drejt rikthimit në pushtet.

Partia pretendon gjithashtu se deklaratat publike të Ahmetit për pafajësinë e Grubit përbëjnë presion politik ndaj gjykatës dhe mund të sjellin efekt të kundërt. Në reagim përmendet edhe fakti që Grubi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Në fund, VLEN-i e akuzon Ahmetin se prej dy vitesh u premton mbështetësve të BDI-së rikthimin në Qeveri pa e realizuar atë. Sipas partisë, ai po përpiqet ta kthejë edhe rastin e Grubit në një bast politik që mund të ndikojë në të ardhmen e të dyve. Gazeta Flaka

89

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2026 10:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
89

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut