Protestuesit sulmojnë me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës, përplasen me policinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:21

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës, përplasen me policinë

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës, duke shenuar dhe momente tensioni mes proitestuesve dhe policise.

Ashtu siç dhe ishte lajmëruar këto ditë, këtë të premte po zhvillohet një protestë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të institucionit që ai drejton për abuzime me tenderët dhe përfitimin e milionave me kompaninë “5D”.

Protesta ka nisur në orën 11:00 para bashkisë, ku do të kërkohet dorëheqja urgjente e Erion Veliajt.

Në perimetrin rreth Bashkisë kanë zbarkuar forca të shumta policie me në krye kreun e policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj.

Sa i përket protestës, mësohet se pas saj, qytetarët do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën e tyre për prangosjen e kryebashkiakut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa i janë bashkuar partitë opozitare dhe qytetarë.

Kujtojmë se më 28 mars u lëshuan urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Tusha u arrestua në dhjetor të 2023-shit dhe ndodhet nën akuzë edhe për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Nga hetimet e SPAK-ut rezulton se drejtorët e Veliajt kishin krijuar kompaninë “5D” dhe kishin përfituar dhjetëra tenderë të bashkisë.

Në bisedat e punonjësve përmendet edhe kryebashkiaku i Tiranës për aksione në një hotel të Redi Mollës në Durrës, por Veliaj e mohoi./oranews

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.