Konjufca për masakrën në Rezallë: Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:29

Konjufca për masakrën në Rezallë: Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Rezallë të Skenderajt në përvjetorin e 25-të të masakrës që ndodhi aty.

Konjufca e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, i cili tha se 98 shqiptarë në Rezallë të Skenderajt u masakruan dhe në fshatrat përreth, ndërsa 44 prej tyre ata i zhdukën me dhunë.

“Rezalla nuk ishte episod i izoluar ose rast përjashtimor, por ndodhi në vazhdën e fushatës së krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, masakrave të njëpasnjëshme dhe spastrimit etnik, që ishin mekanizma dhe mjete të shtetit të Serbisë, si strukturë e kalkulimit dhe gjenerimit të vrasjes në masë”, shkroi Konjufca.

Ai shprehet se Serbia i ka ndryshuar rrethanat, por jo mendësinë.

“Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia. Pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm. Ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron”, shkroi ai.

Derisa i pari i Kuvendit theksoi se të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë. /Zëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 12:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.