Miratohet lista e veprave që do të botohen nga Akademia e Shkencave gjatë vitit 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 21:04

Miratohet lista e veprave që do të botohen nga Akademia e Shkencave gjatë vitit 2024

Këshilli i botimeve i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) u mblodh sot për të vendosur për listën e veprave që do të botohen prej saj si ent botues gjatë vitit 2024.

Kryetari i këshillit të botimeve akad. Skënder Gjinushi informoi anëtarët e tij për procedurën e ndjekur deri më tani sipas rregullores për veprimtarinë botuese të ASHSH.

Kërkesat për botim i janë paraqitur ASHSH prej autorëve të tyre deri më 31 dhjetor 2023, në gjendje të përfunduar.

Numri i veprave të miratuara për botim është 23, duke përfshirë disa tituj të miratuar qysh vjet, por të caktuar në kalendarin e botimeve të vitit 2024.

Përparësi patën fjalorët dhe studimet gjuhësore,duke qenë se sivjet është Viti i Gjuhës Shqipe.

Kryetari Gjinushi njoftoi këshillin e botimeve se 32 tituj të tjerë janë miratuar nga këshillat shkencorë të instituteve të albanologjisë vitin e kaluar, janë kryer të gjitha procedurat e recensionimit dhe diskutimit shkencor, madje edhe prokurimi, por nuk u arrit të bëhej shtypshkrimi i tyre, prandaj janë një detyrim i bartur për shkak të riorganizimit dhe këshilli i botimeve në këtë rast njoftohet për ta gjykuar listën në tërësi lidhur me përputhjen me prioritetet e Akademisë, pa dubluar procedurat.

Lista e tretë e titujve të përfshirë në programin e veprimtarisë vjetore botuese, që iu njoftua këshillit të botimeve, ishte ajo e veprave me karakter promovues dhe jubilar, 12 tituj, kryesisht akte të konferencave, libra-kushtim, botime në përvjetorë etj. Lista e periodikëve përmban 18 njësi për këtë vit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.