Disa pamje të publikuara në media, tregojnë momentin kur kur lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh mori lajmin për vrasjen e tre fëmijëve dhe katër nipërve të tij.
Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur të cilët u evakuuan nga Gaza për trajtim në një spital në Doha në momentin kur mori vesh lajmin, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Sipas pamjeve të verifikuara nga Al Jazeera, Haniyeh pas lajmit citohet të ketë thënë: “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.
Ndërkohë sipas BBC, lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka konfirmuar se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza. Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.
Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Prill, 2024 07:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.