Rikthenen kohrat e errëta, Saliu: Më mirë më arrestoni që sot…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Prill, 2024 09:14 Përditësuar

Rikthenen kohrat e errëta, Saliu: Më mirë më arrestoni që sot…

Gazetari Furkan Saliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar që MPB po përgatit komplot ndaj tij. Saliu thotë që sipas informatave që posedon, në MPB po përgatitet diçka më e madhe për të defokusuar opinionin nga ndodhitë në dy javët e fundit

“Informatat që vijnë nga burimet tona brenda MPB-së janë shqetësuese. Si në periudhat më të errëta të këtij shteti po përgatitet diçka më e madhe për të defokusuar opinionin nga ndodhitë në dy javët e fundit. Nëse ky është çmimi që duhet kjo shoqëri ta paguajë me qëllim që të zhvendoset vëmendja atëherë më mirë më arrestoni që sot”, shkruan Saliu.

Rasti me gazetarin Saliu duket që ka devallvuar në skajshmëri. Nga MPB rrjedhin fotografi nga ngjarja dhe po shpërndahen në rrjetet sociale nga profile jooficiale dhe paidentitet. E tillë ishte fotografia ku shfaqej pistoleta e gjetur në pjesën e prapme të veturës së tij.

“Mund ta konfirmoj që kjo është pistoleta dhe çanta ime. Duke tentuar të më dëmtojnë dhe të më shfaqin si njeri të dhunshëm ata po më bëjnë nderë. E konfirmojnë atë që unë e flas prej ditës së parë…Se pistoleta është gjetur në çantë private, në veturë private dhe jo tek unë. A mendoni se rastësisht është prerë pjesa e karikatorit? Duke dashur ti ndihmojnë ministrit vetëm se dëshmojnë se MPB është bërë si një çajtore e thjeshtë ku secili mund të hap çfarëdo lëndë dhe të vjen e të zhvat”, denoncoi Saliu.

Gazetari Saliu ditë më parë u arrestua në një ndeshje futbolli. Nga Policia u akuzua që ka nxitur dhunë dhe se në veturën e tij u gjetë pistoletë. Pas disa orësh Saliu u la i lirë dhe demantoi Policinë që shkaktoi dhunë e nxitje, dhe se pistoletën e posedon me leje dhe se është gjetur pjesë – pjesë e ndarë në veturën e tij, ashtu sikurse kërkon ligji. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Prill, 2024 09:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.