Cili ishte plani operativ i VMRO-DPMNE që e publikoi gazetari Saliu e që shqetësoi këtë parti?!
Gazetari Furkan Saliu akuzon VMRO-DPMNE se tenton që përmes ministrit teknik të kësaj partie në qeveri, të kamuflon rast ndaj tij për shkak se ky fundit prej disa ditësh po publikon dokumente nga kjo pari për, ashtu siç e quan ai, makinerinë propaganduese parazgjedhore të kësaj partie, shkruan Flaka
Po çka në fakt parashikon plani operativ i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet?
Sipas planit që gazetari Saliu pretendon që e ka në duar, fushat zgjedhore 2024 do të zhvilloheshte në dy drejtime. Për presidenciale fushata do të zhvillohej në koncept qytetar dhe plotësisht e hapur për qytetarët.
Saliu paraqiti të dhënë që plani operativ po përgatitet me zyrtarët e qeverisë së Hungarisë dhe përmendet kryeministri Viktor Orban. Pra, plani plani përfshinë edhe aktorë të huaj, konkretisht qeverinë e Hungarisë dhe kryeministrin Viktor Orban.
Gazetari Saliu pretendon që Planin operativ zgjedhor i VMRO-DPMNE në vete ngërthen propagandë, lajme të rrejshme dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Madje, gazetari thotë që për këtë qëllim janë paraparë të shpenzohen katër milion euro.
Sipas gazetarit Saliu, propaganda do të realizohet përmes sevisit publik, Radiotelevizionit të Maqedonisë, drejtor i së cilës vjen nga kjo parti. Sipas planit, në këtë televizion do të transmotehen 2/3 emisione debative, me analistë të ftuar, tre nga të cilët do të ishin pro VMRO dhe një me pikëpamje të kundërt. Në emision prezantohen sondazhe që nxirrnin fitues absolut VMRO-DPMNE dhe kandidatin e tyre për president.
“Kam një pyetje. A transmetohet në TVM emision dy herë në javë dhe a prezantohen sondazhe nga IPIS”, pyeti gazetari Saliu duke paraqitur fragmente filmike nga këtë emisione dhe sondazhet e paraqitura në këtë format televiziv.
“Pjesë e planit është që të krijohet data baza e identitetit të administratorëve në institucionet e shtetit që i punësuan nga viti 2006 deri në vitin 2016”, raportoi gazetari Saliu, i cili vuri në dukje që përgjegjëse për realizimin e kësaj detyre është Nevenka Stamenkovska, e cila në vitin 2020 ishte pjesë e qeverisë teknike nga radhët e VMRO-DPMNE.
“Nevenka Stamenkovska ka qenë ministre në qeverinë teknike të vitit 2020. E logjikshme është që të posedon bazën e të dhënave për administratorët. Çka është tragjike, baza e të dhënave me të punësuarit në administratë, mund të merret pa lënë asnjë gjurmë, sepse është në një format të thjeshtë ekslellli”, raportoi gazetari Saliu. Flaka Media
Lexo edhe: Makineria propagantistike vihet në lëvizje kundër gazetarit Furkan Saliu
Rikthenen kohrat e errëta, Saliu: Më mirë më arrestoni që sot…
Furkan Saliu: Spekulimet e MPB, tërësisht të pavërteta!
Çka tha gazetari Saliu pas lirimit nga Stacioni Policor në Autokomandë të Shkupit? VIDEO
Paraqitet Furkan Saliu nga Stacioni Policor në Autokomandë
Flaka kërkon lirimin e menjëhershëm të kolegut Furkan Saliu
Ja si raporton Policia për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu!Zenku: Arrestimi i kolegut Saliu u bë për shkak të profesionit të tij
Gazetari Saliu prej katër ditësh kishte paralajmëruar arrestimin dhe kërrcënimet nga VMRO-DPMNE
ASHMAA: Presim që MPB të respektojë të drejtat e gazetarit Saliu