“Turizmi, sfidë për Shqipërinë”, BB: Të menaxhohet kriza në tregun e punës

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 19:28

“Turizmi, sfidë për Shqipërinë”, BB: Të menaxhohet kriza në tregun e punës

Rritja ekonomike e mbështetur në turizëm, ndërtim dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, për Bankën Botërore, përbën sfidë për Shqipërinë që këtë ecuri ta përcjellë edhe në degë të tjera, për të mos ngecur në stanjacion ekonomik.

“Presim që sektori i shërbimeve të jetë nxitësi kryesor në rritjen ekonomike edhe për këtë vit. Turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi do të jenë nxitësit kryesorë. Jemi në pritje për të parë sesi performanca e mirë e sektorit të turizmit do japë pasoja zinxhir në sektorë të tjerë si transporti, etj. Kjo do të tregojë aftësinë e ekonomisë për të përcjellë impaktin pozitiv të turizmit në sektorë të tjerë, do të përcaktojë edhe rritjen e mirëqenies së përbashkët që ne presim nga ky rezultat i rritjes ekonomike”,  shprehet Hilda Shijaku nga Banka Botërore.

Një nga sfidat më të mëdha që duhet të adresojë Shqipëria është kriza që po përjeton tregu i punës, veçanërisht në kushtet kur sipas Bankës Botërore, rritja e pagave nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit.

“Në tregun e punës kemi vënë re një ngadalësim të punësimit gjatë 2023, por mbetet një nga vendet me rritjen më të madhe të punësimi në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është vënë re një tendencë rritëse e pagës si pasojë e rregullimit të çmimeve. Rritja e pagës reale ka qenë pozitive, por rritja e produktivitetit nuk i është përgjigjur rritjes së pagës reale. Në Shqipëri, produktiviteti ka qenë në rënie”,  thptë Shijaku

Gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Banka Botërore komentoi edhe iniciativën e qeverisë për të lehtësuar barrën tatimore për pagat e larta, duke sugjeruar një reformë të administratës tatimore, që do të nxiste tatimpaguesit drejt deklarimit të drejtë të pagave. /vizionplus.tv

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.