Pas mbajtjes së mandatit, Xhaçka nuk di çfarë flet: Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty
– Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe mandati i saj kanë qenë ditën e djeshme në qendër të vëmendjes së mediave. Kjo për shkak edhe se ditën e djeshme në seancë plenare, u votua me 72 vota kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes.
Ndërkohë po mbrëmjen e djeshme, Xhaçka duket se nga “gëzimi” i mosdërgimit të çështjes në Kushtetuese nuk ka ditur as vetë se çfarë flet. Në një intervistë në Top Story, ajo duket se nuk ka një mendim aq të mirë për shqiptarët që jetojnë në malësi apo fshat. Kjo u kuptua teksa po fliste për investimin strategjik të saj dhe bashkëshortit dhe për ndërtimet në plazh. Deklarata e saj konsiderohet pa mëdyshje racizëm.
“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës. Është e përvitshme si të gjithë subjektet e tjera. Ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh.“, u shpreh Xhaçka.
Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshortin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.














