SASHK: Paga e marsit me 12% rritje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:58

SASHK: Paga e marsit me 12% rritje

Punonjësit e kopshteve, kulturës dhe arsimit të lartë do të marrin sërish 12% rritje me pagën e marsit e jo vetëm 2%, siç u shfaqën disa informacione në publik. Por, për rritje të re prej 12%, të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të duhet të presin deri në vjeshtë, sepse ende nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive.

“Sipas informacioneve tona, në bazë të vendimeve të dhëna në veprimtarinë e kulturës, kishim dyshim të bazuar se 10% që i merrnin punonjësit e kulturës dhe mbrojtjes fëmijërore, do të bashkohen në këtë 12%, prandaj themi 2%. Ne reaguam ashpër. Të dhënat e fundit nga ministrja e Kulturës dhe njoftimi me shkrim i ministrit të punës dhe politikës sociale thonë se të punësuarit në këto aktivitete do të kenë rritje prej 12% me pagën e marsit”, deklalroi Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

SASHK-u pas zgjedhjeve do të vazhdojë bisedimet me Qeverinë e ardhshme për t’i harmonizuar kërkesat e tyre. E para do të jetë kërkesa për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm sipas rritjes së fundit të pagës minimale.

“Punonjësit në arsim presin me të drejtë rritje prej 12.15% me pagën e shtatorit. Është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet të marrim në tetor për pagën e shtatorit, dhe përveç kësaj do të vazhdojnë negociatat për lidhjen e kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, që ishim në prag të nënshkrimit, por për disa shkaqe të pajustifikuara, kontratat kolektive nuk u nënshkruan”, tha Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

Negociatat do të vazhdojnë për përcaktimin e koeficientëve të ri të kompleksitetit të punës në pajtim me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Më së voni deri në dhjetor 2024 duhet të përcaktohen koeficientët e ri që do të jenë në fuqi nga marsi 2025 me metodologjinë e re të pagesës së rrogave. SASHK njofton se me Qeverinë e re dhe ministrin e ardhshëm të Arsimit do të bisedojnë për konceptin e ri në arsim, për të cilin thonë se ka shfaqur disa dobësi. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.