“Ndërhyrja e Kurtit në RMV ndan shqiptarët” – Thaçi: Do të fshehë dështimet në Kosovë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 07:41

“Ndërhyrja e Kurtit në RMV ndan shqiptarët” – Thaçi: Do të fshehë dështimet në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është shprehur se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet në RMV, tensionoi situatën mes shqiptarëve atje.

Komentet Thaçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk i bashkon palët shqiptare, por i ndan ato.

Ai shtoi gjithashtu se ndërhyrja e Kurtit ka si qëllim që të tërheqë vëmendjen nga mossukseset kapitale që sipas tij ai ka në politikën e Kosovës.

“Tensioni shumë u rrit edhe për shkak të ngjarjeve të vitit të fundit, ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe tentativës së Rusisë për të treguar forcën në Ballkan. Tensionimit të situatës në zgjedhjet në RMV i ndihmoi edhe ndërhyrja e Albin Kurtit. Ai ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë. Teksa ishte e tensionuar situata te maqedonasit etnik, tani u tensionua edhe te shqiptarët. Nuk shoh ndonjë arsye politike për ndërhyrjen e tij, arsyeja është personale.

Deri tani unë nuk kam dëgjuar nga ai apo nga grupimi që e përkrah, se ai ata kanë ndonjë platformë që e mbështesin. Ndërhyrja e tij fut një ndasi brenda shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kurti nuk i bashkon palët shqiptare, por ai hyn për t’i ndarë. Opozita që ai e mbështet, gjasat i ka minimale për të konkurruar me frontin europian. Shpresa e tyre është që opozita maqedonase e cila ka program nacionalist që nuk parasheh ndryshimet kushtetuese apo edhe bllokimin e procesit integrues, do i marrë ata si leckë bashkëqeverisëse.

Është një ofertë jo dinjitoze, por nuk është edhe e mirë për të ardhmen e shqiptarëve. Ky është një mashtrim dhe vetë Kurtit, ne e dimë shumë mirë sa e kemi takatin. E dimë shumë mirë se sa mund t’i ndihmojë Shqipëria dhe Kosova njëri-tjetrit. Unë mendoj se ndërhyrja brutale e Kurtit ka arsye të tjera, tërheqja e vëmendjes prej mossukseseve kapitale që ka ai në politikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 07:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.