KSHZ-ja miratoi ndryshime dhe plotësime në afatet për zgjedhje në përputhje me Kodin Zgjedhor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 18:48

KSHZ-ja miratoi ndryshime dhe plotësime në afatet për zgjedhje në përputhje me Kodin Zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka marrë vendime për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve dhe për ndryshimin dhe plotësimin e afateve për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa u akredituan dhe një numër shtesë vëzhgues për të dyja llojet e zgjedhjeve të 24 prillit dhe 8 majit.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, informoi se ndryshimet kanë të bëjnë me disa pika të Kodit Zgjedhor. Për zgjedhjet për president  dhe për deputetë, kjo i referohet raporteve financiare për donacione, ndërsa për zgjedhjet parlamentare dhe për faktin se nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në momentin e fillimit të fushatës nuk duhet të shpenzohen mjete nga llgaritë e transaksionit dhe se pjesëmarrësi i zgjedhjeve gjatë asaj periudhe ka të drejtë të organizojë vetëm një paraqitje publike.

Për zgjedhjet e dyfishta KSHZ miratoi 31 vëzhgues shtesë të OSBE/ODIHR dhe dy persona nga Qendra për Trajnime të Vazhdueshëm në Zgjedhje nga Moldavia. Ambasada e Shqipërisë kishte kërkesë për akreditimin e tre personave, ndërsa Qendra për Kërkime të Sigurisë kërkoi akreditimin e 29 personave.

“Çdo vëzhgues i autorizuar duhet ta respektojë Kodin për vëzhgim të KSHZ-së”, tha anëtari i KSHZ-së Boban Stojkovski.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 18:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.