RMV, përfundoi sezoni i ngrohjes, nëse temperaturat bien nën 12 gradë, sistemi do të ndizet sërish

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:56

RMV, përfundoi sezoni i ngrohjes, nëse temperaturat bien nën 12 gradë, sistemi do të ndizet sërish

Sot përfundon sezoni i ngrohjes, por nëse ka nevojë dhe bien temperaturat e jashtme, sistemi i energjisë termike do të ndizet sërish, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

KRRE shton se deri në fund të muajit prill, duke qenë se po vjen një periudhë kalimtare, do të njoftojnë ngrohtoret në baza ditore nëse janë krijuar kushtet që sistemi të ndizet.

Sipas rregullave të furnizimit dhe nenit 45, KRRE thotë se sa herë që temperatura e parashikuar është 12 gradë ose më e ulët, jepet urdhër që janë krijuar kushtet për fillimin e prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji termike për konsumatorët tariforë.

Për nesër, sipas të dhënave të marra nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike (DPH), KRRE thotë se nuk ka kushte për prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energji termike për konsumatorët tariforë sepse temperatura mesatare ditore e parashikuar në Shkup do të jetë 19 gradë.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.