Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman Ballkanit të Hapur

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 10:40

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman Ballkanit të Hapur

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari në fjalimin e mbrëmshëm në tubim në Zhelinë mes tjerash tha se kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani, tani i është kujtuar që të propozojë daljen nga Ballkani i Hapur, nismë e Vuçiqit dhe e përkrahur nga Lavrovi.

“Sot dëgjova që ai është bërë pishman edhe për Ballkanin e Hapur dhe se do të propozojë daljen e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë e Vuçiçit, e përkrahur nga Lavrovi. Haxhi Pishmanit i themi se vonë i ka dalë gjumi. Keni ngelur të vetmit në një shtrat me Vuçiçin. Me Vuçiçin që organizon sulme terroriste mbi Kosovën dhe që trishtohet për humbjen e BDI-së, sepse po frikohet nga ndryshimi që VLEN”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se me VLEN-in, do të ketë faktorizim të shtetësisë së Kosovës dhe jo projekte që janë kundër interesave të Kosovës.

“Do të kemi koordinim të plotë me dy shtetet shqiptare, Shqipërinë e Kosovën. Do të thellojmë lidhjet me Tiranën dhe Prishtinën, sepse ata janë vëllezërit tanë të një gjaku. Pra, nuk do bëjmë si kundërkandidati im që vizitën e parë si ministër i jashtëm e bëri në Beograd dhe asnjëherë nuk pati vizitë bilaterale në Republikën e Kosovës”, theksoi Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 10:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.