Shqipëria në Bienalen e Venezias është “Love as a glass of Water”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 20:40

Shqipëria në Bienalen e Venezias është “Love as a glass of Water”

Të bësh dashuri është një gjest i thjeshtë e i nevojshëm si ai i rrufitjes së një gote me ujë.

E uji është baza e jetës, ashtu si dhe dashuria.

Inaugurohet të shtunën datë 20 prill në Venezia, Ekspozita internacionale e Artit. edicioni i 60 i saj.

Shqipëria është një nga 90 pavionet e këtij arsenali arti e artistja shqiptare Iva Ljulashi, një nga 332 artistët pjesëmarrës nga e gjithë bota.

“Të huaj kudo” është tema e zgjedhur e Biennales së Venezias që ka nisur rrigëtimin e saj prej 1895 e cdo dy vite sjell në këtë qytet veprat e artistëve më të mirë të artit botëror.

Kuratori i saj, kritiku i njohur brizilian Adriano Pedrosa, në konferencën prezantuese ka rrëfyese se vecantia e edicionit të sivjetëm me një temë kaq aktuale “Foreigners Everyëhere”, është se i jep të gjithë artistëve outsider që ndodhen në kufijtë e botës së artit, privilegjin për të marrë pjesë si nuk kanë bërë kurrë më parë, në një manivestim të fuqishme të artit botëror, e të përballen me tradita e diferenca kulturore kaq të ndryshme nga ta e kaq të panjohura dhe për publikun.

Tematika “Të huaj kudo” nënkuptoj idenë se kudo që të shkosh e kudo që të gjendeshm do të takosh persona të huaj e pavarësisht vendodhjes ndjehesh jo pak herë i huaj me veten.

Një tematikë sa politike për aktualitetin që ka marrë cështja e emigracionin në panoramën ndërkombëtare, aq dhe poetike e përshkruese për artin.

332 artistët e seleksionuar për të marrë pjesë, nga 80 vende të botës, mes të cilëve dhe piktorja shqiptare Iva Lulashi, e lindur në Shqipëri, e rritur dhe e shkolluar në Akademinë e Venezias, janë përzgjedhur falë një pune seleksionues të kujdeshme e prej muajsh me kritikë, kurues e galeri të shumta arti nëpër botë.

 “Theory of the glass of ëater”, (Teoria e gotës me ujë”), është tema e pavionit të Shqipërisë që prezantohet nga ekspozita e Iva Lulashit me titullin “Love as a glass of ëater”.

Janë piktura të frymëzuar nga një revolucion seksual, nga impulse të nevojshme e të naturshme për njeriun që vijnë thjesht e domosdoshmërinë e gëlltitjes së një gote me ujë.

Kuruesi italian Antonio Grulli është shprehur se veprat e artistes shqiptare kanë zgjedhur si temë medimin radikal e feminist të teoricienes ruse Alexandra Kollontai (San Pietroburgo, 1872 – Mosca, 1952). 

Artistja shqiptare ka si personazhe shtjelluese në veprat e saj, figurën femërore, të cilat i ka marrë nga skena filmash pak të njohur e nga të cilat është frymëzuar për të pikturuar interpretimin e saj artistik.

Janë skena erotike, impakte të forta dëshira lirie, shprese, force, por dhe reflekse rë një jete o skenari të një momenti që qëllimshëm është lënë i pazgjidhur.

“Uji është baza e jetë si dhe dashuria e bashkë lëvizin në një gjëndje brishtësie”, shkruan kuruesi i pavionit të Shqipërisë për artin e Lulashit.

Dashuria, seksi, dëshira, mund t’i japin kuptim jetës tonë, apo ta shkatërrojnë e janë i vetmi realitet i madh e përjetësisht revolicionar. Forca e tyre është mbipolitike dhe ekzistenciale, herë e pakapshe e herë paqësore si uji.”

E pikturat e Iva Lulashit, përcjellin këtë frymëzim, të afta për të kapërcyera cdo kufi e limit ashtu si dëshira, ashtu si uji, si teoria e ujit dhe e dashurisë në një gotë ujë.

Bienalja e Venezias do të qëndrojnë hapur nga data 20 prill deri më 24 nëntor 2024.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.