Bajerni futet në garë për mbrojtësin portugez te Barcelona
Zhoao Kanselo ka zgjuar edhe njëherë interesimin e Bajern Munihut. Paraqitjet e tij të mira me Barcelonën, atje ku është në formë huazimi ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij.
“Relevo” raporton se Bayerni është i interesuar të ri-nënshkruajë me mbrojtësin portugez këtë verë. Man. Siti dëshiron 40-50 milionë euro për Kanselon, ndërsa Barcelona është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë.
Zhoao Kanselo u huazua te Bajern Munihu në gjysmën e dytë të sezonit 2022/23.