Prezantohet libri “Vallëzim me Hënën” i shkrimtarit Namik Dokle

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 21:18

Prezantohet libri “Vallëzim me Hënën” i shkrimtarit Namik Dokle

Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është bërë prezantimi i librit të politikanit Namik Dokle, “Vallëzim me Hënën” (Legjendat e Gorës).

Kanë qenë të pranishëm politikanë, kolegë të autorit, akademikë, botues etj.

Në promovimin e “Vallëzim me Hënën”, ishte e pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila ndau në rrjetet sociale një album fotografik nga aktiviteti, duke shkruar se libri më i ri i mikut dhe kolegut të saj, sjell për lexuesin legjendat e Gorës së Namikut.

“Sa bukur! Gora, ky vend plot shkëmbinj, malor dhe i ashpër për nga natyra, ka një pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore, lirike, që i këndon jetës, njerëzve, vajzave, dashurisë, ëndrrave, pasioneve, ndjenjave të holla të banorëve të saj, lidhjeve të tyre me vendlindjen,tokën, malet, yjet, zogjtë dhe qiellin”, shkroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Namik Dokle lindi më 11 mars të vitit 1946 në Durrës. U diplomua në Universitetin Bujqësor, dega Ekonomi Agrare (1965-1970) si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë (1968-1970).

Më 1994 ai ndoqi një kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle në Universitetin Complutense, Madrid. Më 1995 u specializua pranë Këshillit të Europës për Problemet Parlamentare, Strasburg dhe më 1997 ndoqi një kurs specializimi për problemet e tranzicionit në Madrid.

Gjatë viteve 1970-1983 punoi si gazetar e me pas si kryeredaktor në redaksinë e gazetës “Puna”; 1991: kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”. Gjithashtu ai ka edhe një veprimtari të gjerë politike që prej vitit 1991.

Ka botuar librat: “Ditët e lakuriqëve të natës”, “Lulet e skajbotës”, “Dënimi i dytë i Homerit”, “Shën Maria e Beratit”, “Vajzat e mjegullës”, “Dhjetë gramë nder”, etj. /atsh

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.