Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 20:32

Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë

Sipas “The Guardian”, Jamal Musiala është në krye të listës së dëshirave të Manchester City-t.

Pep Guardiola synon të përforcojë mesfushën me gjermanin, i cili mund të luajë edhe në pozicione sulmuese.

Drejtuesit e Citizens kërkojnë të përfitojnë nga situata e paqartë te Bayerni për sezonin e ardhshëm, pasi ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Tuchel.

21-vjeçari ka qenë një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, pasi ka marrë pjesë në 36 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime, mes Bundesligës dhe Champions League.

Bavarezët i paguan vetëm 200 mijë euro Chelsea-t në vitin 2019, duke e integruar në skuadrën e të rinjve. Ai arriti në ekipin e pare pas vetëm një viti të te rinjtë.

Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro.

Pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Dokut dhe synon të marrë një përforcim të fortë (sulmues) në merkaton e radhës.

Gazeta angleze përmend Lucas Paquetán, mesfushor brazilian i West Hamit, dhe Eberechi Eze, anësor i Crystal Palace, si objektiva të tjerë për kampionët e Premier League-s. /Supersport

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.