Përballja Arsimi – Besa, festë për gjithë futbolldashësit e Pollogut

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 23:00 Përditësuar

Përballja Arsimi – Besa, festë për gjithë futbolldashësit e Pollogut

Të shtunën në stadiumin e Reçicës së Madhe, me fillim në orën 16:00, do të zhvillohet, ndeshja derbi i javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Dy ekipet  janë maksimalisht të përgatitur që para tifozëve  që pritet të jenë numër të madh të japin më të mirën e tyre. Këtë e pohoi edhe trajneri i skuadrës nga Çegrani, Vildan Saliu.

“Ndeshja kundër K.F. Besës do të jetë një ndeshje tipike derbi i Pollogut. Gati se të dy ekipet janë duke i realizua qëllimet e veta që kanë, andaj besoj se do jetë një ndeshje për ta shijuar në maksimum. Ne jemi shumë të motivuar që ta mposhtim liderin dhe tërë javës kemi punua në këtë drejtim dhe në bëz të analizës që kemi bërë kundërshtarin! Dhe tjetra është se do të luajmë për vlerë shtesë për ekipin tonë, lojtarët tanë dhe tifozët tanë armatën verdh e zi!” deklaroi  trajneri Vildan Saliu.

Ndeshja  Arsimi – Besa, luhet në stadiumin e Reçicës së Madhe gjithsesi, se do të jetë festë e madhe për të gjithë futbolldashësit. Takimi fillon në ora 16:00, ndërsa drejtësinë ta ndaj  referi  tetovar Aleksandar Urosheviq.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 23:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.