Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.
“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark. Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve të mi”.
Në një postim në “InstaStory”, ish-misi ka zbuluar se është vetëm 4-javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh. Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.
Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Prill, 2024 21:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.