Ancelotti konfirmon se top ylli është i gatshëm të startojë ndaj Barcelonës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Prill, 2024 12:39

Ancelotti konfirmon se top ylli është i gatshëm të startojë ndaj Barcelonës

E diela mund të jetë dita e madhe për Eder Militaon, i cili po i afrohet paraqitjes së tij të parë nga fillimi këtë sezon për Real Madridin.

Mbrojtësi brazilian është rikthyer përsëri në dispozicion të Carlo Ancelottit, pasi u rikthye nga një lëndim i rëndë që kishte pësuar në gju në gusht të vitit të kaluar, ndërsa kishte marrë disa minuta në katër ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, Ancelotti ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp se Militao është i gatshëm që të startojë ndaj Barcelonës.

“Ai mund të jetë startues. Ai ka nevojë për minuta dhe është i gatshëm. Ai po mezi po pret që të luajë. Militao mund të jetë një opsion për ne”, ka thënë Ancelotti.

Braziliani megjithatë do të ndeshet me një konkurrencë për një vend në formacion duke marrë parasysh se Nacho Fernandez tregoi paraqitje fantastike ndaj Manchester Cityt të mërkurën, ndërsa opsion tjetër në mbrojtje është edhe Aurelien Tchouameni, për të startuar krah Antonio Rudiger.

Tekniku italian ndër të tjerash foli edhe për Federico Valverden i cili ka qenë i kudondodhur në fushë për Real Madridin këtë sezon, dhe duket se të njëjtën do ta bëjë edhe në El Clasico.

“Ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë në fushë, e ka ndihmuar skuadrën shumë. Ai është strikt dhe kjo është pse e vendos në formacion. Ai kontribuon si sulmues, si mesfushor. Ai është i pazëvendësueshëm për mua”, është shprehur italiani.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Prill, 2024 12:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.