Mickoski: Thelbi i BDI-së është ta ndajë popullin në baza etnike

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 00:54

Mickoski: Thelbi i BDI-së është ta ndajë popullin në baza etnike

Tani në Maqedoni kemi garniturë politike e cila më shumë se dy dekada është në pushtet, ata janë BDI, thelbi i së cilës janë ndarjet dhe vjedhjet e popullit. Por, në këto zgjedhje do të befasohen seriozisht, ndërsa u bëhet e ditur nervoza sepse pas 8 majit do të duhet të përgjigjen për tërë atë që ia bënë popullit, për tërë vjedhjet, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin në Çair të Shkupit.

Kur do të analizoni se cili është thelbi i BDI-së, Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve, tek ata nuk ka asgjë të veçantë, ata vetëm e ndajnë popullin në baza etnike dhe kështu mbijetojnë. A mundet dikush të kujtohet për ndonjë vepër të mirë të cilën Ali Ahmeti dhe Artan Grubi e kanë bërë, por mund të them dhjetëra gjëra të këqija”, tha Mickoski.

Ai tha se sipas anketave më të reja që i ka marrë deri më tani, VMRO-DPMNE do të korrë fitore të madhe edhe më 24 prill edhe më 8 maj.

Mickoski foli për projektet të cilat i planifikon qeveria e ardhshme nga VMRO-DPMNE dhe theksoi se do të investojnë 250 milionë euro çdo vit në komuna, përkatësisht një miliardë në një mandat katërvjeçar.

Shtoi se qeveria e ardhshme e VMR-DPMNE-së planifikon të hapë 55.000 vende të reja të punës, të funksionojë me sundimin e së drejtës në tërë territorin dhe të mos ketë territore ku do të sundojnë sherifët.

Paraprakisht, tubim i VMRO-DPMNE-së u mbajt edhe në Saraj, prej ku lideri partiak e kritikoi BDI-në se për ta mbuluar krimin e vet “në mënyrë të pabazuar e akujzojnë se është antishqiptar”.

Bëri thirrje për unitet, bashkim, ndryshime, ndershmëri dhe drejtësi pa dallim të përkatësisë etnike, që sipas tij, do të bëhet e mundhsme nëse qytetarët e japin votën e tyre për Gordana SIljanovska-Davkova dhe koalicionin “Maqedonia Jote”, kryesuar nga VMRO-DPMNE.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 00:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme