Taravari: VLEN do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 00:56

Taravari: VLEN do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN mbajtën tubimin në Gostivar.

Taravari në fjalimin e tij tha se Gostivari që nga viti 2016 ka mposhtur BDI-në dhe se edhe në këto zgjedhje fitorja e VLEN-it do të jetë me diferencë të madhe.

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundërkandidatit tonë”, tha Taravari.

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari po ashtu theksoi rëndësinë e tre ditëve të fundit të fushatës duke nënvizuar se kjo garë është personalisht për atë.

“Të mërkurën votohet dhe bëhet fjalë personalisht për mua. E di se ju çdoherë më keni përkrahur, në çdo garë politike dhe nuk kam dyshim se përsëri do ta jepni maksimumin tuaj, që në Gostivar ta bëjmë diferencën sa më të madhe”, tha Taravari duke shtuar se opozita e bashkuar shqiptare do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 00:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.