Rexhepi i drejtohet Kurtit: Nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 01:07

Rexhepi i drejtohet Kurtit: Nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, tha se është hera e parë në pluralizmin e Maqedonisë së Veriut që shqiptarët janë bashkë në një front me turqit, romët, boshnjakët dhe romët.

Ai tha se ky front do të jetë mbrojtës i vlerave tona kulturore, besimit tonë në Zot, familjeve tona.

“Fushata jonë është dy drejtime. Njëra është në fushën e garës politike, tjetra është në fushën e betejës politike. Garën politike e kemi filluar me opozitën shqiptare, ata nuk i kemi ofenduar dhe nuk shpifim asnjë ditë, ndërsa ata çdo ditë nga 10 herë e më tepër ofendojnë, shajnë shpifin frontin evropian, ndërsa gojën nuk e hapin për opozitën nacionaliste maqedonase”, tha Zejd Rexhepi.

Ai i dha mesazh kryeministrit të Kosovës, se nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare.
“Beteja politike është me opozitën nacionaliste maqedonase, të cilët duke kërkuar 61 deputetët të qeverisin pa shqiptarë,t duke kërkuar që të mos përkrahet deputeti shqiptarë në zonën e tretë, tentojnë të na kthejnë në kohën para 2001. Kësaj pune i ka vdes nana, u shpreh Zejdi, duke shtuar se nuk ka më Bit Pazar, universiteti i Tetovës, sepse 2001 i ka vulosur këto gjëra, koha kur UCK ka bërë krenar çdo shqiptarë ku do që është.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 01:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.