Trendafilov: Më 1 maj punëtoret të dalin në mënyrë masive në protestë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 19:27

Trendafilov: Më 1 maj punëtoret të dalin në mënyrë masive në protestë

Punëtoret në Maqedoni po përballën me presionin e ekzistencës së tyre për shkak të rritjes së shpenzimeve për jetë dhe pagave të ulëta, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, i cili bëri thirrje që më 1 maj punëtoret të dalin në mënyrë masive në protestën e punëtoreve dhe të shprehin pakënaqësitë, shkruan Alsat.

“Ne punëtoret do të dalim në protestë për 1 maj do të kërkojmë që të kthehen harxhimet e udhëtimit dhe ushqimit, të drejtë të cilën e humbëm në vitin 2009 për shkak të llogaritjes së sistemit bruto në Maqedoni. Do të kërkojmë rritjen e pagave dhe atë në 100 ditët e para të qeverisë së re dhe në veçanti rritjen e pagës minimale më së paku 45 euro e cila është aq edhe në regjion që të mos vijmë në situatë që qytetaret tonë të ndërtojnë ekonomi të huaja dhe të punojnë për interesat e huaj”, tha Slobodan Trendafilov – kryetar i lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave protesta e punëtoreve më 1 maj do të filloj në ora 11:00 para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të vazhdojë deri tek Kuvendi dhe më pas do të përfundojë para Qeverisë ku punëtorët do të shprehin pakënaqësinë e tyre. / Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.