Një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka rënë viktimë e një mashtrimi të rëndë, pasi një person i është paraqitur si punonjës policie dhe i ka marrë 17,300 euro, shkruan Flaka.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është denoncuar më 23 maj 2025, rreth orës 18:30, në Stacionin Policor të Bit Pazarit. E moshuara ka raportuar se një person e ka kontaktuar përmes telefonit, duke u prezantuar rrejshëm si pjesëtar i policisë. Ai i ka thënë se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident të rëndë rrugor, ku kishte humbur jetën një fëmijë migrant.
E tronditur nga kjo histori, gruaja ka tërhequr shumën prej 17,300 eurosh nga banka dhe i ka dorëzuar në një vend të caktuar, ashtu siç i ishte kërkuar. Vetëm më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar dhe ka bërë denoncimin në polici.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Maj, 2025 18:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.