Tetovë, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë nga një motor në lëvizje

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 00:06 Përditësuar

Tetovë, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë nga një motor në lëvizje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Tetovës, konkretisht në rrugën 111, e njohur ndryshe si lagjja Teqe. Sipas informacioneve fillestare, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë nga një motor në lëvizje, shkruan Flaka

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që ky rast të ketë lidhje me një vrasje të ndodhur para një viti në të njëjtën lagje, si dhe me një tjetër incident ku kishte pasur të shtëna me armë zjarri mes një personi nga fshati Gajre dhe një tjetër nga Tetova, ngjarje kjo që kishte ndodhur afër spitalit të qytetit, më shumë se një vit më parë.

Autorët ishin të maskuar me maska të njohura në TikTok dhe menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes. Në shtëpi ndodhej familja e viktimës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja dhe u konstatuan dëme materiale. Policia pritet të dalë së shpejti me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 00:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?