Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 1 qershor 2025, rreth orës 18:10, në fshatin Gornjani të Shkupit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Mirkovcit në bashkëpunim me Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë pranë SPB-Shkup, kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa të Shkupit, njofton Flaka
Automjeti është drejtuar nga A.K. (26), ndërsa pasagjer ka qenë A.I. (25), të dy banues në fshatin Bllacë, Shkup. Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur sasi drush zjarri pa dokumentacion përkatës.
“A.K. dhe A.I. janë arrestuar, ndërsa automjeti dhe drutë janë sekuestruar. Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Rasti është në hetim dhe pritet që të procedohet sipas legjislacionit në fuqi për prerje dhe transport ilegal të lëndës drusore.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
2 Qershor, 2025 12:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.