Taravari: Ndryshimi Nis Me Rininë! Të jesh President i tyre ia Vlen

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 14:03 Përditësuar

Taravari: Ndryshimi Nis Me Rininë! Të jesh President i tyre ia Vlen

“Kuvendova sot me Rininë dhe kisha kënaqësinë të dëgjoja idetë e tyre brilante. Ndryshimi Nis Me Rininë! Të jesh President i tyre ia Vlen, shkruan Arben Taravari kandidati për president nga VLEN pas takimit me rininë, ku sot në Shkup me aktivistet sportiv me rininë e VLEN-it shënuan, Ditën Ndërkombëtare të Sportit.

Kandidati për president, Arben Taravari u shpreh se sporti duhet të promovohet nga të gjitha institucionet për arsye se është mënyra më e mirë për ta ruajtur shëndetin.

“Është konstatuar shkencatarisht që sa më shumë të rinj bëjnë sport, aq më mirë qëndrojnë me shëndetin. Në Maqedoninë e Veriut mendoj se shteti, por edhe presidenti, edhe qeveria duhet të investojë sa më shumë në ndërtim të terreneve sportive ose në jetën sportive të të rinjve. Është investuar një periudhë, por ka pasur edhe stagnime dhe mendoj se ka zona dhe rajone në Maqedoni ku aspak nuk ka teren sportiv”, u shpreh Taravari.

Taravari po ashtu tha se Maqedonia e Veriut ka sportistë të dalluar në botë, ndërsa shteti duhet t’i ndihmojë këto sportistë, posaçërisht të rinjtë dhe sportistët që dalin në pension.

“Maqedonia e Veriut është prodhuese e mirë e sportistëve të shkëlqyer të cilët tashmë janë të promovuar në botë, në sporte të ndryshme. Unë mendoj se shteti duhet t’i ndihmojë ato, sidomos me subvencione, por ata të cilëve u mbaron karriera, shteti duhet t’u sigurojë rrogë që të kenë jetë cilësore dhe të dinjitetshme pas mbarimit të karrierës sportive”, tha Taravari. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 14:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.