Rajoni i Pollogut ka regjistruar disa raste dhune

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:49

Rajoni i Pollogut ka regjistruar disa raste dhune

Tearcë, një grua 35-vjeçare raportoi në polici se është sulmuar fizikisht me një mjet prej druri nga ish-kunati i saj J.A.. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Nerasht.

Kamnjan, M.A. (43) nga fshati Pirok u sulmua fizikisht nga bashkëfshatari i tij J.S. (32) pas një konflikti verbal që lidhej me punët shtëpiake.

Ndërkohë, në fshatin Senakos të Gostivarit, policia arrestoi I.Xh. (64) dhe B.Xh. (25), të dy nga i njëjti fshat, pasi sulmuan fizikisht A.K. (28) nga Banjica e Poshtme. Sipas njoftimit zyrtar, viktima pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Qendrën e Emergjencës në Gostivar.

Policia po vazhdon me dokumentimin e plotë të rasteve dhe do të ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse ndaj personave të përfshirë.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.