Diplomacia e kafesë për çdo javë – VLEN dhe ambasadori i Kosovës në sinergji të shpeshtë!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:28

Diplomacia e kafesë për çdo javë – VLEN dhe ambasadori i Kosovës në sinergji të shpeshtë!

Gati çdo javë, krerët dhe funksionarët e VLEN-it po takojnë ambasadorin e Republikës së Kosovës,  Florijan Qehaja. Këtë javë, një takim të tillë e pati Bilall Kasami.

“Sot fillova ditën me kafe bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup shkëlqesinë e tij, Florijan Qehaja me të cilin kemi biseduar për zhvillimet e fundit politike në rajon dhe në vend. Marrëdhëniet diplomatike në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjithmonë kanë qenë në nivelin më të lartë dhe ky bashkëpunim jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të thellohet edhe më tepër. Me hapjen e “One- Stop Shop” në vendkalimet kufitare kemi ofruar këto dy vende, duke përforcuar lidhjet mes shqiptarëve. Në takim kemi diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik, zgjedhjet lokale, për rrugën e përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe çështje tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Kasami.

Para gjashtë ditës,  zëvendës drejtori i Doganave, Dauti takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja. Takimet me ambasadorin e Kosovës janë javore. Nëse deri më tani takimet diplomatike me ambasadorë zhvilloheshin në kuadër të protokolleve formale, me qëllime të qarta bilaterale mes shteteve, në rastin e takimeve të shpeshta të VLEN-it me ambasadorin Qehaja, lind pyetja nëse aq pa angazhim janë zyrtarët e VLEN-it që takimin me ambasadorin e shfrytëzojnë për mbushje agjende.

Në çdo rast, koalicioni VLEN duhet të japë më shumë llogaridhënie publike për këto takime të shpeshta dhe t’i kthejë ato në nisma konkrete që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët – përtej fotografive dhe postimeve në rrjete sociale.

Përveç bisedave për bashkëpunim ekonomik, kufitar dhe integrim evropian – që janë në vetvete tema legjitime – takimet e përjavshme, shpesh të ndjekura me njoftime të ngjashme dhe fotografi simbolike, mund të interpretohen si sinjale politike që shkojnë përtej diplomacisë klasike. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 15:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.