Qari i Edi Ramës

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:46

Qari i Edi Ramës

Nga Dritan Hila

Me reportazhin e tij në Rai 3, gazetari i ka bërë një gropë të madhe profesionalizmit të vet, por një nder të paparë Edi Ramës.

Nuk dihet nga cilat motive të jetë nisur zotëria: është gjendur pa një temë dhe hajde t’u biem shqiptarëve se mbajnë; ka dashur t’i bjerë pragut që të dëgjojë dera, d.m.th t’i biem Ramës që të godasim Melonin meqë jemi edhe në prag të zgjedhjeve evropiane, apo është një nxitje nga deep state italian për kushedi për çfarë interesash të prishura nga Rama? Por rezultati është katastrofik. Edi Rama e ka kapur që reportazhi fuste ujë dhe ishte montuar keq, për më tepër kishte një gafë të pafalshme deontologjike duke mos përfshirë përgjigjet e Engjëll Agaçit, dhe e ka kapur për fyti.

Nëse ky reportazh do kalonte pa u vënë re në Itali, për shkak të audiencës së ulët që ka ky kanal, Rama i bëri goxha publicitet, por për keq. Ka dy ditë që mediat kryesore italiane kanë në headlines reagimet e Ramës dhe çmontimin që ky po i bën reportazhit.

Kjo ishte edhe një “mana” e rënë nga qielli për Ramën parë në spektrin e gjerë. Është një rast për të treguar qe edhe emisione apo shkrime të tjera negative për qeverinë e tij apo shqiptarët janë po kaq sipërfaqësore dhe dashakeqëse sa ky reportazh. Dhe nuk është nevoja që t’i hyjë zbërthimit të çdo dokumentari, shkrimi apo lajmi që flet keq. Në psikozën e publikut italian mbetet e ngulitur shija që sikurse Hotspot Albania i Rait ishte gropë profesionale, edhe të tjerat janë në mos njësoj, por të ngjashme në dezinformacionin e tyre.

Sa i takon RAI 3 dhe emisionit reportazh, pas kësaj edhe sikur ta nxjerrë Ramën lakuriq, nuk ka për të bërë scoop. Është lajm i vjetër.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.